Lexoni këtë artikull dhe nuk do të përdorni më letër kuzhine
Pecetat e para të kuzhinës prej cope i kam marrë dhuratë. Ato ishin të bukura, ashtu të sapodala nga kutia, por nuk qëndrojnë të bukura shumë gjatë”. Kështu shkruan Cambria Bold, blogere e “TheKitchn”. Ajo thekson se pas disa larjesh ato përfunduan në cep të sirtarëve, sepse njollat te pecetat e bardha, ishin vetëm një pamje e trishtë.
Pas kësaj, blogerja i hoqi nga përdorimi për disa vite me radhë pecetat prej cope, e bindur se ato ishin një ngarkesë më shumë, nëse përdoreshin rregullisht. Por një ditë prej ditësh, rreth gjashtë vjet më parë, ndërsa shfletonte “Sur La Table”, bleu një palë peceta cope me ngjyra.
“Çfarë kisha bërë? Më rezultoi se kisha zbuluar sekretin për të përdorur pecetat prej cope në kuzhinë”, – thotë ajo. Me ngjyra të errëta, ose thjesht me shumë ngjyra. Këto peceta kërkojnë shumë pak mirëmbajtje dhe janë një shpëtim.
Me të vërtetë. “Pecetat prej pambuku, ose liri nuk mbajnë shumë njolla dhe kërkojnë shumë pak kujdes për t’u larë. Unë kam gjetur se çdo njollë që nuk del gjatë larjes te modelet me ngjyra të errëta, në të vërtetë nuk duket kollaj. Prandaj ato janë të preferuarat e mia”, – thotë blogerja, duke treguar se ka shpëtuar tashmë nga pecetat borë të bardha që përfundonin çdo në ujë me ilaç zbardhues.
Pecetat me shumë lule, janë shumë më shumë të arsyeshme, kur i krahason edhe me shpenzimet që ju duhen për letër kuzhine. Madje, për t’i dalluar nga njëra- tjetra, ju mund t’u qëndisni atyre ose ditët e javës, ose emrat tuaj. Kështu mund ta dini me siguri se cilën jeni duke përdorur.