Religjioni

Muslimani në burg dhe e fejuara e tij jasht burgut (tregim i vërtetë)

U burgos thirrësi Kemal Senaniri në vitin 1954 dhe e kanë nxjerr formalisht para gjykatës me të vetmin shkak, sepse thonin Allahu është Zoti ynë. E gjykuan me dënim me vdekje. Pastaj ja lehtësuan dënimin në 25 vjet burg me punë të rënda dhe pas 25 viteve të kthehet përsëri në burg. Pasi i kaloi pesë vite në burg u detyrua të shkoj në spitalin e burgut. Aty u takua me Sejid Kutbin, i cili gjithashtu shërohej në të njëjtin spital. Në këtë vend vend Kemal Senaniri e kërkoi dorën e motrës së Sejid Kutbit, Emine Kutub-it, nga Sejid Kutubi. Pasi që ia paraqiti këtë kërkesë Sejid Kutubi motrës së vet, ajo e pranoi dhe u fejuan. Kjo fejesë zgjati njëzet vite të plota. Aq mbeti ky i fejuar trim dhe muxhahid në burg deri sa doli prej tij. Pastaj vënduan kurorë. Ndërkohë i dërgoi një letër ku mes tjerash i shkroi: “Kaloi një kohë e gjatë. Po më dhimbsesh për këtë vuajtje që e përjeton. Në fillim të lidhjes tonë të thashë, ndoshta nesër lirohem. Mirëpo kaluan njëzet vjet të plota, ndoshta këtu më vjen edhe exheli. Nuk dëshiroj që të jem pengesë në rrugën e lumturisë tënde”. Ajo iu përgjigj: “Zgjodha shpresën të cilën e pres, rrugën e xhihadit dhe xhenetit, nuk kam mëdyshje e as që pendohem për këtë që kam zgjedhur”. Kaluan shtatëmbëdhjetë vite të gjata dhe doli nga burgu në vitin 1976 që të vazhdon me Eminen besnike udhëtimin e besnikërisë dhe rezistencës dhe u martuan. Eminja i kaloi vitet më të ëmbëla të jetës me te. Në vitin 1981 e kidnapuan përsëri dhe e burgosën. Mbeti në burg deri sa vdiq, e lusim Allahun ta pranon si shehid, si rezultat i maltretimeve të mëdha dhe të vështira në të cilat kaloi aty. Kufomën ia dorëzuan familjes me kusht që ta varrosin dhe pa organizuar të pame për te. Mbeti Eminja duke jetuar me ato kujtime të bukura, të cilat i shfaqi nëpërmjet këtyre vargjeve:

Vallë a do takohemi sërish?

Vallë a do takohemi sërish Apo mos ishte takim në vegim I cili iku dhe hija e sajë u tret Kujtim i cili vuajtjen ma largon

Vazhdimisht kështu e pyes zemrën time Çdo herë që zgjatet mungesa jote Pamjen tënde kur parafytyroj më tingëllon buzëqeshja jote Sikurse përgjigjen tënde e dëgjoj

A nuk ecëm bashkë në këtë rrugë Tokën e thatë pjellore ta bëjmë Në një rrugë plot thera kemi ecur U privuam nga të gjitha dëshirat tona Mallin e varrosëm në thellësirat tona Ecëm për të fituar kënaqësinë dhe shpërblimin Për të ecur bashkë besën e dhamë Por ti nxitove ikjes ti përgjigjesh

Kur më thirri Zoti Begatues Për të jetuar në kopshte dhe gjerësi Dhe takimi në begatitë e përhershme Me ushtarët e Allahut dhe miqtë e Tij Të cilët ofruan shpirtin dhe ymrin Pa mëdyshje thirrjes iu përgjigjën

Le të kthehet zemra nga ai gaflet Sepse takimi i përhershëm është në atë gjerësi Ti o shtegtar, më fal për ankesën time Fytyrës tënde të parafytyruar që ia nisi ankimet Ke lërë një zemër të përgjakur dhe të rënduar Në errësirat e natës dhe në thellësirat e mjegullave është duke bredhur Dhe kur strukem i vetmuar dhe në mëdyshje Kaloj një rrugë të gjatë në brengosje Atëherë më zgjatet nata dhe më egërsohet Aty takohen valët e vuajtjes

Nuk shkëlqen në natën time asnjë dritë Të gjitha shkënditë e flakës janë mbuluar Mirëpo, dije se unë do të vazhdoj njësoj Si më takove më herët në vështirësi Do të vazhdoj kokë lartë Kurrë nuk do të pajtohem me fjalë ose qëndrim të ligë Do të më miklojë gjaku i freskët i cili e ndriçon rrugëtimin në çdo shteg

Related Articles

Back to top button