Ju kisha lutur që ta lexoni me vëmendje dhe ta shpërndani. Ja pse ishte i veçant Hoxhe Jakup Asipi
U pyet: “Si të lindi ideja mu bë hoxhë?”
Mulla Jakupi u përgjigjë: “Unë edhe mos me pas qenë hoxhë kam pas dëshirë me qenë hoxhë. Pas kësaj pyetje po ua tregojë një sekret që nuk e di askush Babai im i ka treguar vetëm nënës time dhe ajo më ka treguar mua, ata të dy kan vdekur.
Unë kam lindur në vitin 1951, në vitin 1966 e kam kry shkollën fillore, në vitin 1975 pas 9 viteve kam shkuar për herë t’parë në shkollën e mesme. Prej fillorës 9 vite jam marr me bujqësi, por gjithmonë i kam pasur këmbët në arë, e kokën Sham se si të shkoj në shkollë. Një ditë n’mëngjes kam shkuar te krevati i babes tim dhe e kam kap për gishtin e këmbës, ai u zgjua dhe më tha çka ke? I thashë më duhen disa para. Më tha çka po të duhen ato para? I thashë më duhen disa para. që të shkojë në Austri të sjelli më shumë para (Desha ta mashtroj babën). Ju tash mundeni me thënë pse ai mos me të lën me shku, a s’ka qenë besimtar i mirë a? Babai im ka vdek në moshën 82 vjecare prej 7 vjet asnjë synet nuk e ka lënë pa e falur, por saher që shkonim me punu ai thonte: Sikur ti kisha 100 djem për të punuar! Dora më e fortë e punës në atë teren ka vdek me vdekjen e tij, ky ka qenë baba im. Tash babai im kërkonte 100 djem e unë të shkoj prej 5 djemve që i kishte ti mbeteshin 5 pak e komplikuar! Kur i thashë që më duhen për në Austri, ai më tha jo ti mos shko në Austri, i thash po ku të shkojë? Më tha ti është mirë të shkosh në shkollë me u bë hoxhë! I thash pse unë vëllau tjetër është më i madh, tha jo ti duhesh me shku. I thash më duhen pare. Më tha këtë nën krevet e kam një sandëk ta ngarkoj në shpinë me krejt parat ë i kam nëse shkon atje, I thash O ami vetëm 500 mark bre, leje sandëkin. Pastaj unë kam shku pas 1 muaji ai i ka treguar nënës timë një ngjarje dhe ajo ma ka treguar mua. Nëna ime më tha se kur e ke ngreh ti babën tënd për këmbe ai ka qenë duke par ëndërr dhe në ëndërr Pejgamberi alejhi selam i ka thënë ati (babës tim) pse ti nuk po e lëshon djalin të shkoj atje ku po don me shku qe 9 vjet, kur Pejgamberi më tha kështu në atë moment ai m’ka ngreh për këmbe.
Pra ky ishte një send që unë e dua fort dhe nuk ia kam treguar askujt deri tash.
#Shperndaje