Religjioni

Si kalohet një ditë pa bukë n’sofër e pa një pikë ujë!Ky muaj është “Stina e lirisë”

N’kohë stuhish si këto tonat, njeriu harron dhe harrohet lehtë, e zor që menon se si asht me jetue pa pasë kurgja; si kalohet nji ditë pa bukë n’sofër e pa nji pikë ujë! Njerëzitë kujtojnë se tanë jeta rrotullohet tek ushqimet, ndaj ky muaj asht përkujtues dhe kallëzues i nji lirie të panjohun’ ose të lanun anash prej shpërfilljes sonë ditore.

Realisht, pak njerëz mrrijnë me kuptu se ky muaj asht ‘Stinë e Lirisë”

Shpirti tuj i kap ca valë t’Nalta e të Ambla, e tejkalon veten e vockël, e kapet për Shprese e Mëshire! Tuj i kontrollue dëshirat e panumërta, inatin, hatërmetjen e mërinë diqysh mrrinë me reflektu e me dallue fuqinë e vet; atë forcën e madhe që buron prej Dashnisë së Pashterrshme!

Me e patë vetën n’kontroll, asht nji fitore e madhe, që rrallë mrrihet. N’këto net t’bardha, n’hijen e librave t’çelun që knohen prej mijëra buzëve, veç lutjeve t’drejtueme kah Qilli, secili e ka dakikun me i numërue t’Mirat që e kanë mlue, hiç pa i kërkue!

N’ditët si këto tonat, çdo shpirt e shijon bukurinë e të ndryshuemit për hatër të të Dashunit! Tuj u afrue me Atë, njeriu e kupton se s’ka udhë për me kalue, pa e ndrrue zemrën e vet, e cila mbas ka me u ba kangë për tek Përjetësia!

Ramazani, asht muaji i udhëtimit! Ata që kanë udhëtu nëpër botë e s’kanë shku kurrë tek vetja, kësaj radhe i kanë shtigjet e hapuna për me shku’ edhe me tejkalu vetën. Biles, kanë penxhere me fluturue deri tek Ai.

Prej buzve t’thame’ dalin andrrat e Jetës, e vallzojnë me Mallin e Dashnisë së Parë! Dritë e Hanës, lulat e bahçes tem i ngjyen me aromë Dilli…

Related Articles

Back to top button