Vajza s’ka shpëtim, çoje në shtëpi”. Babai tregon si e shpëtoi të bijën nga leuçemia
Historia e pabesueshme e burrit nga Elbasani ka habitur jo vetëm qytetin, por edhe mjekësinë në tërësi.
Infoelbasani bën me dije se vajza e Veli Dikës u diagnostikua me leuçemi dhe mjekët nga dy shtete të ndryshme thanë se nuk kishte shpëtim, duke ia kthyer të dëshpëruar në shtëpi.
Megjithatë ai tregon se pavarësisht goditjes së rëndë nuk u dorëzua. Veli Dika rrëfen se kur mjekët i hoqën shpresat ai filloi “betejën sipas mënyrës së tij”.
Dika tregon se kombinoi ilaçet që i dhanë mjekët me kurën popullore të produkteve të bletës dhe me besimin në Zot.
Duket e pabesueshme por bëhet me dije se vajza u përmirësua dhe brenda disa muajve sëmundja u largua nga ajo. Që nga ajo ditë vajza nuk është dërguar tek asnjë mjek, madje as për analiza pasi ajo u bë shumë mirë.
Sot është e martuar me fëmijë dhe vazhdon jetën me bashkëshortin e saj në Itali. Dika vazhdon të kujdeset për kosheret e mbetura, ndoshta në shenjë mirënjohjeje ndaj “mizës së bekuar” për të cilën thotë se është fiksimi i jetës së tij.”