Magazina

7 mënyra shkencërisht të vërtetuara se si të krijoni përshtypje të mirë!

Ndoshta nuk keni arritur të krijoni përshtypje të mirë tek njerëzit në të kaluarën, por mos humbni vetëbesimin tuaj. Nuk ia vlen të shmangni takimin me njerëz të rinj dhe të kaloni jetën në dështim. Bright Side ka vënë 7 mënyra se si të krijoni përshtypje të mirë tek njerëzit.

  1. Nxitni një bisedë në ashensor

Fillimi i një bisede në ashensor apo gjatë ecjes së shkallëve për në zyrë është një mënyrë e shkëlqyer për të treguar një version të shkurtër apo përmbledhje të vetes suaj. Kufizoni veten me 3-4 fjali. Aftësia për të kryer një bisedë në një mjedis joformal do të ju bëjë më të adaptueshëm ndaj rrethanave.

  1. 3 llojet e shtrëngimit të duarve

Ekzistojnë 3 lloje të shtrëngimit të duarve që duhet të dini. Shtrirja e dorës ndaj dikujt nga lart është një shenjë e fuqisë, ndërsa shtrirja e dorës nga pëllëmba është një shenjë e nënshtrimit. Kur dikush e sheh personin tjetër sit ë barabartë, edhe duart e tyre shtrihen në nivel të barabartë. Ky lloj shtrëngimi i duarve përdoret gjatë ndonjë takimi të parë.

  1. Përzieni marrëdhëniet biznesore me jetën tuaj personale

Nëse jeni në gjendje të kyçni ndonjë dialog vetëm jetën tuaj personale, ju rrezikoni të dukeni jo-profesional. Nëse qëndroni ekskluzivisht vetëm nëbiznes, ju nuk do të mbaheni mend si një individ. Marrëdhëniet e biznesit shpesh janë monotone, kështuqë lini diçka personale për të krijuar një përshtypje afatgjatë.

  1. Ndani ngrohtësinë

Që nga fëmijëria, ne jemi të kushtëzuar që ta shoqërojmë ngrohtësinë me besimin. Nëse keni gjithnjë duar të ftohta apo shkoni në ndonjë takim gjatë dimrit, ngrohuni paraprakisht me kafe apo me tharëse flokësh.

  1. Mos kini frikë të tregoni vështirësitë tuaja

Gjithkush dëshiron të vlerësohet shumë, por përmbytja e një diskutimi me pretendimet për unikalitetin tuaj mund t’i irritojë njerëzit tjerë. Jini autentik dhe mos keni frikë të bëni ndonjë gabim. Duke lejuar të tjerët të ju korrigjojnë, ju lidheni më shumë me ta.

  1. Ushtroni për një takim të ardhshëm

Imagjinoni një takim të parë me dikë. Mundohuni të ndërtoni dialogun që do ta praktikoni me dikë. Përgatitni pyetjet dhe një përshkrim të shkurtër për veten tuaj. Gjithmonë ia vlen të përgatiteni për ndonjë takim në këtë mënyrë, ashtu sikur një actor që vepron për një shfaqje apo film.

  1. Punoni me imazhin tuaj

Para se të takoheni me njerëz të rinj, shqyrtoni plotësisht imazhin që dëshironi të miratoni. Është e mjaftueshme që të bëni thjeshtë diçka në lidhje me pamjen tuaj unike. Ju duhet të jeni në gjendje që të tregoni se keni një ndjenjë të stilit. Në këtë mënyrë, do të krijoni një përshtypje të vetëbesimit dhe pavarësisë./femra.net/

Related Articles

Back to top button