A e dini pse nuk mund t’i përdorni celularët në avion? Ja pse!
Pse e kemi opsionin “Airplane mode” në celularët tanë? Pse nuk mund t’i përdorim celularët në avion?
Ne kurrë nuk i përdorim celularët në avion. Pse? Të gjithë e kemi dëgjuar atë kërkesën e mërzitshme për ta fikur celularin përderisa kemi qenë duke e përdorur në avion.
Si mundet që disa sinjale aq të dobëta si të celularit të ndikojnë në një avion që është mijëra ton? Shumë njerëz mendojnë se kjo ka filluar të praktikohet pas sulmeve të 11 shtatorit, dhe vazhdon të përdoret për t’iu dhënë pasagjerëve një ndjenjë të qetë.
Por, kjo nuk është arsyeja e vetme. Cila është arsyeja e vërtetë? Shumica e celularëve kanë Wi-Fi, kështu që ju nuk keni nevojë që ta ndalni “Airplane mode” përderisa mund të dërgoni mesazhe përmes WhatasApp apo të bëni thirrje përmes tij.
Por, pavarësisht kësaj, është kuriozitet arsyeja e saktë e këtij ndalimi nga linjat ajrore ndërkombëtare dhe kombëtare, transmeton lajmi.net.
E vërteta është se ekzistojnë dy organizata federale të cilat kanë juridiksion mbi përdorimin e celularëve përgjatë fluturimeve. Këto dy organizata kanë rregulla të cilat e rregullojnë përdorimin e celularit në avion, dhe rrallë që i tejkalojnë ato rregulla.
Përderisa avioni është në ajër, celularët fillojnë të marrin sinjale nga shumë kulla dhe kështu i hutojnë këto organizata që kontrollojnë udhëtimet. Kjo mund të ndikojë gjithashtu edhe në valët e lidhjes së kullave me pilotët e avionëve, duke shkaktuar interferencë të valëve – që do të thotë se mund të ketë pasoja serioze më pas, nëse lidhja humbet me kullën.