Adoleshentët i nervozojnë çdo ditë prindërit me këto 15 veprime
Jo Middleton nga Britani e Madhe, që është blogere dhe nënë e dy vajzave adoleshente, i ka mbledhur ankesat e prindërve dhe ka krijuar listën me 15 veprimet, kur fëmijët në moshën e adoleshencës dinë të jenë të padurueshëm.
Madje, gruaja që i rrit e vetme të dy vajzat, konsideron se ato veprojnë kështu çdo ditë, duke i shkaktuar shqetësim dhe lodhje. Sipas saj, është më lehtë të rritet një fëmijë i vogël që nuk kupton asgjë, sesa një adoleshent i lazdruar.
Më poshtë janë format dhe veprimet e adoleshentëve, me të cilat janë pajtuar prindërit me të cilët ka kontaktuar Middleton.
Kurrë nuk i ndalin dritat kur dalin nga dhoma. Sikurse nuk e shohin që gjithçka është dritë. Kështu i lënë edhe gjatë ditës.
Po që se i kritikon për diçka, arsyetohen se e ka bërë dikush që është zhdukur, jo vet ata.
Kanë më shumë ankesa në ushqim, se kur ishin bebe. Ndonjëherë qeshin, po që se iu shërben kungullesha apo diçka shumë të lëngshme.
Nuk pinë sa duhet ujë. Po që se i pyet, tregojnë se ku ndodhet kroi, por nuk shkojnë të pinë ndonjë gotë.
Shkojnë në shkollë pa veshur xhaketë dhe pastaj ankohen se janë ftohur.
Presin derisa ta keni përgatitur lazanjën, pastaj të thonë se nuk e duan aspak mishin.
Nuk të lënë të shikosh filmin e preferuar, lajmet apo ndonjë emision edhe nëse iu tregon se jeni ju ai që e paguat platformën televizive.
Thonë se janë duke e bërë, ndërsa shihet qartë se nuk do ta bëjnë kurrë.
Gjithmonë e harrojnë së paku një gjë, pasi të kenë bërë dush.
Ideja e tyre e të rregulluarit të dhomës së fjetjes, është fshehja e çdo gjëje, ku ju nuk mund ta shihni.
Kur ftohen e kanë të pamundur t’i frynë hundët si duhet dhe i tërheqin gjatë tërë kohës, duke të shkaktuar krizë nervore.
Duhet mësimdhënësit t’ju telefonojnë, sepse nuk iu tregojnë për dënimet apo notat e ulëta.
Nuk iu lënë që t’ia shtrëngoni faqet duke i thënë se sa të mirë kanë qenë të vegjël, të dashur dhe simpatik.
Iu duket vetja se janë rritur dhe nuk duan të shikojnë më filma për të vegjël, duke iu lënë vetëm dhe të dukeni si dështak.
Duken krejt si ju, por janë më të rinj, të këndshëm dhe të bukur.