Magazina

Aeroporti më i madh në botë hapet më 2019, ja në cilin vend do të ndërtohet ai (Foto)

Ky aeroport është dizajnuar nga arkitektja e ndjerë Zaha Hadid.Aeroporti i Pekinit pritet të jetë më i madhi në botë, sipas Reuters, transmeton portali arbresh.info.Ky aeroport që hapet në qarkun jugor të Daxing më 2019, do të shërbejë si mënyrë e plotësimit të nevojave në rritje për transport ajror në Pekin dhe do të rrisë prezencën e aviacionit civil në vend.Ai do të bëhet një bazë e re për linjën ajrore China Southern dhe China Easter, sipas komisionit të reformave.
Arkitektja e ndjerë Zaha Hadid ka projektuar ndërtesën e Terminalit të Aeroportit të Ri të Pekinit, që do të mbushet me kopshte dhe do të përfshijë zona të veçanta të pasagjerëve për fluturime ndërkombëtare dhe vendore për të krijuar një ndërtesë më kompakte dhe për të zvogëluar kohën e udhëtimit.Karakteristikat e reja të projektimit brenda terminalit të ri prej 700,000 metra katrorë do të përfshijnë një qendër me gjashtë shtylla të lakuara me shinat që lidhen me një pikë për të lehtësuar navigimin e terminalit.
Faza fillestare e hapjes së aeroportit do të ketë katër pista, ndërsa dy faza të mëvonshme do të çojnë në fusha të tjera që mund të rrisin kapacitetin e aeroportit në 100 milionë pasagjerë në vit. Per me shume shikoni fotot spektakolare.

Related Articles

Back to top button