Arsyeja e çudishme pse çifti shtyn datën e dasmës
Dashuria që ka një burrë për qenin e tij është e pafundme.
Sa larg do të shkonit ju për ta kërkuar shokun tuaj më të mirë, po që se ju mungon?
Një çift nga San Jose në Kaliforni janë duke kërkuar deri në fundin e Tokës, madje kanë shtyrë edhe datën e martesës në mënyrë që të fokusohen në kërkimin e qenit të tyre, Theo, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.
Trende King dhe James Galley kanë vënë poster dhe fletushka rreth e për qark zonës ku jetojnë, madje kanë ofruar edhe 3 mijë e 500 dollarë për atë që u gjen qenin.
Që nga 13 shkurti ata nuk e kanë parë qenin e tyre, por që nuk kanë lënë vend pa e kërkuar.
“Kemi qenë çdo vend. Kemi kërkuar nëpër çdo kulm, nëpër çdo vrimë”, ka thënë King.
“Nuk ka se di ta bëjmë dasmën tash. Është e pamundur, jemi duke u angazhuar vetëm në gjetjen e Theo. Kërkojmë nga 12 deri në 14 orë në ditë”, ka thënë ai.
Më tej ka treguar se nuk e ka në plan të ndalet, pa shkuar në fundin e botës dhe ta gjejë qenin.