Bërtet në një tunel për të dëgjuar jehonën e zërit të tij, por përgjigja që merr është drithëruese
Izzak Eglinton-Wats është i riu nga Angli, i cili teksa po bënte një shëtitje në pyllin e Plymbridge Ëoods, në periferi të Plymouth, në jugperëndim të Anglisë është shtangur teksa ka vendosur të bëjë nja shaka. 19-vjeçari ka bërtitur brenda një tuneli shtëpiak për të parë se si do jehonte zëri i tij, por përgjigja që mori e ka shokuar për momentin.
Zëri që iu kthye nuk ishte i tiji, po i një burri që ishte bllokuar Brenda tunelit prej thuajse dy javësh. James Thompson është 51-vjeçari që është shpëtuar mrekullisht nga Izzak.
Djali i ri ka lajmëruar menjëherë zjarrfikësit dhe ambulancën që të bëni të mundur nxjerrjen e burrit nga tuneli nga ku 51-vjeçari kishte lënduar këmbën dhe po vuante për ushqim.
Mbeta i terrorizuar kur mora përgjigjen. Nuk prisja që të më kthehej zëri i një njeriu tjetër, por jam i lumtur që e gjeta”, u shpreh Izzak, djaloshi hero që nëpërmjet një shakaje arriti të shpëtonte një jetë.