Magazina

Dikur ecte në korridoret e burgut, por shikoni se çfarë ka ndodhur dje me këtë djalë

Jeremy Meeks është i burgosuri, për të cilin është folur shumë. Para 12 muajsh ai ecte në korridoret e burgut në Kaliforni, ndërsa sot ecën në paradat më të famshme në botë.

Falë një fotoje të tij që kishte dalë në burg, sot babai i tre fëmijëve është bërë shumë i famshëm, pasi njihet si i burgosuri më seksi.

Dje ai ka debutuar në javën e modës në New York duke ecur në pistën e modës, ku dhe ka reklamuar koleksionin e rrobave të dizajnerit Philipp Plein.

Parakalimin e tij në pistë e kanë ndjekur yje të njohura, si Kylie Jenner, Paris Hilton e Madonna, e çuditshme rrjedha e jetës së tij, këtu mund të themi se ndonjëherë bukuria të hap dyert e jetës.

Jeremy Meeks ishte dënuar me 27 muaj burg në vitin 2015, pasi ishte shpallur fajtor për posedim të armëve dhe municionit, mbajtje të armës në publik dhe aktivitet kriminal në rrugë.

Ai u lirua nga burgu në mars të vitit 2016 dhe tani është një ndër modelët më të kërkuar dhe po korr një sukses të madh.



Related Articles

Back to top button