Magazina

Djaloshi shtatëvjeçar i robëruar në trupin e një plaku: Sytë e tij janë gjithmonë me lot, por ai ka vetëm një ëndërr (Video)

Një djalë shtatëvjeçar i quajtur Mohammed i lindur në Siri, vuan nga një sëmundje e rëndë gjenetike ku si pasojë duket si njeri i moshuar.

“Dëshiroj të jem i bukur si çdo fëmijë tjetër dhe të shkojë në shkollë”, ka deklaruar Mohammed i cili më lot në sy pranoi se fëmijët e tjerë nuk e lënë rehat, transmeton Telegrafi.

Pasi që historia e tij është bërë publike, është shfaqur Husein Manaver, astronauti i ardhshëm dhe njëherit astronauti i parë mysliman nga Britania, i cili ka shprehur dëshirën që në çfarëdo mënyrë ta ndihmoj Mohamedin e vogël.

“Në momentin që e kam parë kam dashur t’i ndihmoj dhe të jem i afërt me të, dëshiroj të jem mik i tij në çfarëdo mënyrë. Menjëherë kam dashur t’i them se sa i veçantë është”, ka thënë Husein.

Historia e Mohammedit nuk është vetëm historia e një djaloshi të robëruar në trupin e një të moshuari por edhe historia e emigrantëve. Familja e tij kishte ikur nga Siria për në Turqi, dhe pasi që nuk kanë pasaporta nuk po mund të shërohen apo të paktën ta dinë nga cila sëmundje vuan Mohamedi dhe ata.

“Ata ishin dëbuar nga apartamenti pasi që nuk kishin të holla të paguajnë qiranë. Mezi u kemi ndihmuar”, ka shtuar Husein.

Ai tani me ndihmën e disa organizatave joqeveritare ka filluar aksionin për mbledhjen e të hollave për Mohammedin dhe familjen e tij.

Për fat të mirë kanë arritur t’iu sigurojnë një shtëpi të re, por sipas Huseinit këtu nuk përfundon ndihma e tyre për këtë familje.

Related Articles

Back to top button