Magazina

E dini përse nuk duhet të hani shalqi në mbrëmje

Shalqiri është shumë i shëndetshëm – mirëpo vetëm nëse i përmbaheni kësaj rregulle.

Shalqiri i sjell trupit tonë një numër të madh të mirash. Falë ndikimit diuretik, ai është aleat besnik i eliminimit të peshës së tepërt trupore, madje edhe në eliminimin e celulitit.

Edhe një benefit është ajo që lehtë na ngop, sepse është përplot fibra dhe është i ëmbël, por përmban edhe shumë pak kalori.

Lëngu i shalqirit forcon edhe imunitetin tonë, ndihmon në detoksifikimin e organizmit dhe është antioksidans i mirë.

Gjithashtu, shalqiri është përplot vitamina A dhe C, kalori, fosfor dhe magnez, transmeton Telegrafi.

Pas stërvitjes, lëngu i shalqirit do të ndihmojë muskujt që sa më parë të këndellen, sepse kompenson ujin e humbur, mirëpo nëse e hani në plazh, do t’ju ndihmojë që më shpejt të rreziteni dhe më gjatë do të qëndroni të nxirë, sepse përmban shumë betakarotene.

Megjithatë, e vetmja rregull të cilën nuk bën ta shkelni është që ta hani para gjumi.

Në të vërtetë, atëherë ekziston mundësia që lukthi juaj të mos e tretë, sepse gjatë gjumit ngadalëson metabolizmin, prandaj në mëngjes mund të kemi probleme me lukthin.
Pos kësaj, do t’ju detyrojë të shkoni në WC gjatë gjithë natës, dhe nuk do të mund të flini mjaftueshëm.

Related Articles

Back to top button