Hani tranguj sa ma shpesh që mundeni, ja çfarë efektesh ka në organizëm
Studime të shumta tregojnë se përbërësit që kanë trangujt janë shumë të mirë për luftimin e disa llojeve të kancerit.
Gjithashtu, trangujt e përmirësojnë gjendjen e flokëve, lëkurës dhe ndihmojnë në heqjen e të gjitha toksinave të trupit.
Krejt çfarë duhet të bëni për t’i pasur këto përfitime shëndetësore të kastravecit, është të shtoni trangullin në ushqimin tuaj.
Trangulli i eliminon toksinat dhe e hidraton trupin
Siç e dinë shumë njerëz, 95 për qind e kastravecit është ujë. Trangulli gjithashtu është i pasur me shumë vitamina dhe kësisoj e mbush trupin me vitaminat thelbësore.
Shumica e vitaminës C që e ka trangulli, gjendet në lëvoren e trangullit, prandaj ekspertët rekomandojnë ta konsumoni bashkë me lëvore.
Sistem më i mirë i tretjes
Konsumimi i trangullit çdo ditë e përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu, trangulli është i pasur me ujë dhe fibra.
Përqindje e lartë e vitaminës B
Një ndër përfitimet më të vlefshme të trangullit është se përmban sasi të madhe të vitaminës B dhe trupit i duhet kjo vitaminë çdo ditë.
Prandaj, konsumoni tranguj për ta furnizuar trupin me këtë vitaminë.
Parandalon erën e keqe të gojës
Thjesht e preni një copë të trangullit e vendosni në gojë dhe e mbani për një minutë.
Për shkak se trangulli ka veti antibakteriale dhe këto veti i vrasin të gjitha bakteret që janë përgjegjëse për erën e keqe të gojës, ju do të vëreni se brenda pak minutave do t’ju hiqet era e keqe e gojës.