Magazina

Harrojeni ‘Rolling Hills’, vila përrallore ndodhet në Shkodër, e ndërtoi një arkitekt 22 vjecar (Foto)

E pozicionuar në periferi të qytetit të Shkodrës në një nga zonat më të qeta të këtij qyteti sapo ka përfunduar ndërtimi i rezidencës familjare nga më të bukura në Shqipëri.
Pamja mahnitëse dhe detajet e një ndërtimi neoklasik i japin një bukuri të jashtëkoshme kësaj vile të ndërtuar nga një arkitekti sapodiplomuar Met Ademi, i cili vetëm 22 vjec ka arritur të realizojë një kryevepër të tillë, ku dhe falë familjes së tij që ka një firme ndërtimi ia kanë besuar totalisht ndërtimin e vilës dhe pse ishte projekti i tij i parë.
Me një sipërfaqe prej 800 m2 e zhvillyar në 3 kate, ka në përbërje 13 dhoma, 6 dhoma gjumi, 4 garderoba, 5 banjo, 4 sallone, 6 taraca, 2 kuzhina, 1 zone ngrenje 2 garazhe, lavanderi, depo, jakuzi dhe pishina që nuk mund të mungonte.
Salloni i parë dhe më i madhi vjen në formën e atriumit me lartësi 6 m. Rëndësi e vecantë i është dhënë vetratave të mëdha të xhamit për ndricim dhe ventilim sa më natyral, ku harmonia me natyrën dhe dritën e diellit vihet re kudo.
Mund të duket gati e pamundur që gjithë ky investim ti lihej në dorë një arkitekti të sapodiplomuar, por nga rezultatet e dukshme besimi i dhënë e ka motivuar Metin, edhe pse i diplomuar në Shqipëri. Ne kemi talente mjaft, por të paktë janë me fat si Meti për të patur mundësinë për ta treguar.
Arkitekti nuk parapëlqën të tregojë shumën e investimit ama lihet të kuptohet që shifra nuk ka qënë e vogël./shqiperiaime.al
Ndiqni fotot ne linkun mbi reklame.

Related Articles

Back to top button