Magazina

I vdiq i fejuari pak para martesës, emocionuese çfarë bëri pastaj (Video)

Kjo është historia e Janine.

52 ditë para se të ndodhte dasma e saj, asaj i ndodhi një tragjedi e papritur: i fejuari i saj vdiq rastësisht. Fustani i saj i bukur i martesës, dikur një simbol i gëzimit dhe dëshirës për jetë të gjatë së bashku me burrin, shpejt u bë një simbol i pikëllimit dhe zbrazëtisë. Por, Janine vendosi t’i bënte fotografitë e dasmës, sidoqoftë. Në këtë mënyrë, me fustanin e saj, në vend se të qëndronte e pikëlluar me dhimbjen e madhe, ajo vendosi ta nderonte të fejuarin e saj të ndjerë, transmeton Gazeta Express.
Ajo bëri fotografi nën ujë me fustanin e saj të nusërisë, foto këto që simbolizojnë “pastrimin” nga emocionet negative që i ndjente. Ajo beson se i fejuari i saj do ta donte këtë. Historia e saj së bashku me fotografi u publikuan në një video në YouTube, të titulluar “Një histori e shpresës dhe shërimit: Shërimi nga humbja dhe pikëllimi”. Videon mund ta shihni më poshtë:

Related Articles

Back to top button