Magazina

Ja një mënyrë shumë e mirë për të shmangur erën e keqe në trupin tuaj

Po afron stina e pranverës dhe koha do të ngrohet, dhe me këtë vjen dhe problem më i madh i njerëzve. Djersa! Sipas shkencëtarëve, shkaqet janë shumë të ndryshme – nga ushqimi dhe tabletat, përmes stresit, infeksionet e të tjera.
Stresi dhe djersa
Një nga shkaqet më të mëdha të djersitjes së pakëndshme është padyshim stresi. Çdo situatë stresuese shkakton ankth, si dhe prodhimin e kortizolit – hormonin e stresit i cili shkakton djersitje. Djersa në vetëvete nuk ka erë, por kur vjen në kontakt me bakteret në lëkurë fillon të përhapet një erë e pakëndshme.
Frymëmarrja me erë të pakëndshme
Për këtë problem flitet rrallë, por frymëmarrja me erë të keqe është një problem mjaft i zakonshëm. Shkaqet e saj janë të shumta dhe të ndryshme – inflamacioni i mishit të dhëmbëve, dhëmbët e prishur, të ushqyerit e dobët, diabeti, sinusët, sëmundjet e mëlçisë dhe higjiena orale e keqe. Nëse fryma e keqe vazhdon më gjatë, është e rëndësishme për të vizituar një mjek.
Tabletat
Disa tableta, duke përfshirë tabletat e kontrollit të lindjes, mund të jenë përgjegjëse për erën e keqe. Një erë trupi të pakëndshme intensive nganjëherë e shkaktojnë barnat, ndërsa nuk është e rrallë që tabletat kontraceptive e thajnë gojën dhe prodhojnë erë të keqe. Zakonisht gjëra të tilla janë të regjistruar në listën e efekteve anësore që lidhen me barna.
Tretja e dobët
Kur flasim për tretjen e dobët dhe erën e pakëndëshme, nuk mendohet menjëherë për gazra, edhe pse ato gjithashtu janë të zakonshme. Domethënë, kur zorrët janë të fryra, ndërsa kapsllëku zgjat më shumë se tri ditë, toksinat fillojnë që të dalin nga trupi nëpërmjet poreve të lëkurës, dhe kjo krijon një erë të pakëndshme që është e vështirë për të përcaktuar se nga vjen. Kjo erë e keqe mund të jetë shumë intensive.
Ushqimi
Disa njerëz kanë një erë të pakëndshme për shkak të ushqimit që ata përgatisin në shtëpi. Era e tiganisjes dhe gatimit përhapet në rroba, mobilje dhe çdo gjë në apartament. Një aromë të tillë për njerëzit është e njohur dhe natyrore, por nuk janë të vetëdijshëm se ajo është e pakëndshme për njerëzit rreth tyre.
Infeksioni i traktit urinar
Për shkak të baktereve që shpesh shkaktojnë infeksionin e rrugëve urinare, era e keqe sekretohet nëpër pore. Për shkak të frikës nga dhimbjet gjatë urinimit, shumë njerëz e mbajnë urinën, ndërsa lëngu pastaj sekretohet pastaj përmes lëkurës dhe shkakton një aromë shumë të veçantë.
Deodoranti
Mjetet që ju vëni në trup për erë të këndshme, në fakt mund të shkaktojnë efekt të kundërt. Disa deodorantë përmbajnë substanca që ushqejnë bakteret në lëkurë, prandaj era e keqe është edhe më e madhe. Ekspertët thonë se është mirë që lëkura të lahet me ujë pa xhel dhe shampon, ndërsa nga deodorantët të përdoren vetëm ata natyrorë, të cilët nuk mbyllin poret.
Mishi
Sistemi i tretjes nga disa njerëz e ka të vështirë për tu përballuar me mishin. Kështu që disa komponentë të mishit treten vështirë, prandaj era e pakëndshme tajohet më pas nëpërmjet lëkurës. Vegjetarianët shpesh thonë se njerëzit që hanë mish kanë një erë të veçantë.

Related Articles

Back to top button