Magazina

Ja si lehtësisht të largoni këlbazën pas ftohjes

Kollitja e shoqëruar me zbrazje të këlbazës, shpeshtohet veçanërisht në muajt e dimrit dhe vjen si pasojë e infeksioneve të ndryshme virusale dhe bakteriale.

Gjethe dafine dhe zbrazja e gëlbazës

Imtsoni tre gjethe të thata të dafindës dhe i ziej në çerek litër ujë. Mbylleni me kapak enën dhe lereni të lëshojë afër 10 minuta, pas kësaj çajin e ëmbëlsoni me pak mjaltë dhe i shtoni një lugë lëng limoni. Ky çaj është ilaç shtëpiak efikas në largimin e këlbazës tek bronhiti, dhe duhet të pihet derisa të kalojë tërësisht sëmundja. Pihet 2-3 herë në ditë.

Mjaltë dhe kafe

Portokall për zbrazje të rëndë tek kollitja e thatë

Një portokall të larë e copëtoni në katrorë, me gjithë lëvozhgën. Vendosi copat e portokallit në enë, shtoni një litër ujë dhe dy lugë sheqer. Vloni në flakë të qetë derisa të trashet, sirupin duhet ta pini me nga një lugë secilën herë që ndjeni shtresim të kollitjes.

Vaj ulliri

Provoni që të luftoni këlbazën me këtë bar shtëpiak: Përziej 2 lugë vaj ulliri me dy lugë lëng limoni, dy lugë ujë dhe një lugë mjaltë. Përzierja ngrohet ngadalë dhe pihet në mëngjes apo në mbrëmje.

Qepa e zezë

Fërgoni qepën e zezë në vaj, dhe derisa është ende e ngrohtë vendojeni si mbështjellës në gjoks. Do të zbutni këlbasën e fortë.

Rrikë dhe presh

Një përzierje e rrikës së integruar me të njejtën sasi të mjaltës vepron si një parandalim ndaj sulmeve të astmës, dhe në mënyrë të shkëlqyeshme shpërndan dhe dëbon gëlbazën. Ndihmon edhe preshi të cilin duhet ta imtësoni dhe ta zieni vetëm pak me qumësht. Kur të ftohet ëmbëlsojeni me mjaltë dhe përzieni mirë.

Çaj bliri

Çaj bliri është një ilaç i shkëlqyer natyral për dëbimin e këlbazës nga trakti respirator. Në qoftë se e përdorni atë për disa ditë, zbut kollën dhe me shpejtësi nxjerr sekrecionet e depozituara . Çaji pihet derisa është i nxehtë në mëngjes dhe në mbrëmje, i përgatitur me dy lugë lule bliri e 500 ml ujë të vluar, të lënë për 5 deri 10 minuta. Çaji është më mirë të ëmbëlsohet me mjaltë dhe të I shtohet lëng limoni.

Çaj hithëre

Çaji i hithrës është një mjet i njohur natyral i eliminimit të mukusit të tepërt nga trakti respirator. Një lugë gjelle nga gjethet e thara të hithrës derdhe në një gotë me ujë të vluar, të lënë për rreth 10 minuta. Duhet të pini dy gota në ditë edhe taë pa e ëmbëlsuar me asgjë pos me mjaltë.

Vaskë me kashtë tërshërë

Kjo banjo do ju ndihmojë për të hequr qafe këlbazën dhe teshtitjen. Ndihmon dhe për apati, lodhje, nervozizëm. Njëherë e vloni çajin ashtu që 2 kilogramë kashtëe i hidhni 4 litra ujë dhe e vloni rreth 30 minuta. Pasi të shtrydhet çaji e hidhni në ujin për vaskë. Pas largimit nga vaska pastroheni mirë, shtriheni në shtrat dhe pas një ore është mirë të shëtiteni një orë në ajër të pastër.

Këshilla shtesë

Në luftë me hedhjen e këlbazës është mirë që të konsumoni lëngje- ujë, çaj, limonadë, dhe të shmangeni nga pijet alkoolike. Janë të vyeshme edhe rrënjët e hibiskusit. Hudhra në sasi të mëdha shërben si antibiotic dhe do ju ndihmojë me kollitjen.

Related Articles

Back to top button