Kështu mund t’i ngjyrosni flokët tuaja, vetëm me çaj
Shumë njerëz nuk e dinë se mund t’i ngjyrosni flokët pa përdorur kemikalie. Krejt çka ju duhet janë disa qeska të çajit filter dhe disa barishte, në mënyrë që t’i jepni flokëve tuaja ngjyrë.
Kjo metodë e ngjyrosjes së flokëve për më tepër është shumë efektive, dhe madje edhe shumë e lirë, transmeton Klan Kosova.
Çfarë ju duhet?
Qese të çajit filter
Një tigan
Sherbelë
Rozmarinë
Një tas
Si ta përgatisni?
Zieni një filxhan ujë në një tigan të madh. Më pas shtoni tri qeska të çajit filter dhe lini ato që të ziejnë. Më pas shtoni një lugë gjelle rozmarinë dhe një lugë gjele sherbelë në çaj. Lini këtë përzierje që të qëndrojë për 24 orë.
Pas 24 orëve, kullojeni çajin dhe vendoseni atë në një enë të madhe.
Lani flokët tuaja si zakonisht. Më pas vendoseni këtë çaj në flokët tuaja, duke u siguruar që të mbuloni gjithë hapësirën e kokës.
Më pas, lehtasi thani flokët tuaja. Flokët tuaja duhet të marrin ngjyrë më të errët gradualisht, por ju duhet ta përsëritni këtë metodë sa herë që ju duhet në mënyrë që të arrini ngjyrën që ju dëshironi.
Këshilla:
Çaji i zi përdoret kur dëshironi të keni flokë ngjyrë kafe ose ngjyrë të zezë, ose kur dëshironi të mbuloni flokët e thinjura.
Ndoshta duhet të vendosni dorëza kur e vendosni çaji në flokët tuaja në mënyrë që të mos iu mbesin shenja në duar.