Magazina

Kur në dispozicion ke 100 sekonda për të marrë falas çfarë të duash! – (Video)

Paramendoni që një dyqan i elektronikës u lejon që për disa minuta të merrni artikuj pakufi të cilët nuk keni nevojë t’i paguani. Pikërisht një mundësi të tillë e ka fituar ky djalosh, shkruan zeri.info.

Edhe pse tingëllon e thjeshtë, ky djalosh me siguri se ka pasur hamendje dhe përgatitje të mëdha para se të nisej në pushtimin e këtij dyqani të teknologjisë dhe teknikës së bardhë.

Në dispozicion kishte vetëm 100 sekonda dhe të gjitha produktet e zgjedhura gjatë kësaj kohe, duhet t’i sjell në pozicionin shartues, shkruan më tej zeri.info. Ai ka filluar me televizorin më të madh të mundshëm, për të vazhduar me celularë iPhone, pastaj laptop, fotoaparate të shtrenjta, e gjësende tjera të imta.

Dhe të gjitha këto, kapnin një vlerë prej 24.515 eurosh. Padyshim mbresëlënëse!.

Related Articles

Back to top button