Magazina

Kur qeni do t’ju sulmojë: Ja si të shpëtoni dhe të kaloni pa ju kafshuar!

Disa qen sillen çuditshëm dhe dinë të jenë shumë agresivë dhe të jenë armiqësorë. Kjo do të thotë edhe kërcënim i drejtpërdrejtë i jetës.

Megjithatë, transmeton Telegrafi, ekziston mënyra që të pengoni sulmin dhe të mbroheni nga kafsha e egërsuar, sipas rekomandimeve të ekspertëve dhe kinologëve, ekspertë për qen:

1. Mos bëni panik. Është e vështirë të qëndroni të qetë kur qeni agresiv ju leh dhe zgërdhihet në ju, mirëpo duhet patjetër të mbani veten nën kontroll, sepse nëse bërtisni, filloni të bëni me duar apo vraponi, do të aktivizoni instinktin e qenit dhe do të provokoni që t’ju sulmojë.

2. Ngadalësoni hapin. Nëse hasni në qenin derisa jeni duke vrapuar, ngadalësoni dhe vazhdoni të shëtisni. Kthehuni dhe nisuni në drejtim të kundërt, mirëpo mos e humbni qenin nga shikimi.

Ekziston edhe një mënyrë – nëse keni guxim, vetëm qëndroni qetë në vend, duart lëshoni afër trupit, qeni do të humbë interesimin dhe do të largohet.

3. Mos e shikoni qenin drejt në sy. Kontakti i drejtpërdrejtë me sy mund vetëm ta egërsojë edhe më shumë qenin agresiv. Kafshët këtë e konsiderojnë si kërcënim dhe për këtë shkak sulmojnë, me qëllim për t’u mbrojtur. Le t’ju jetë qeni në këndin e shikimit, mirëpo shmanguni kontaktit të drejtpërdrejtë me sy.

4. Tërhiqjani vëmendjen. Çfarëdo objekti mund të jetë i dobishëm. Qitni përpara diçka që mund ta përtypë, shishen tuaj me ujë, këpucën… Kështu do të mund t’ia largoni vëmendjen për një kohë, ndërkaq juve do t’ju japë rastin që të largoheni.

5. Urdhëroni që të tërhiqet. Nëse qeni vazhdon të sillet me agresivitet, ballafaqohuni me të (akoma shmangni kontaktin me sy) dhe urdhëroni që të largohet. Kini kujdes që zëri juaj urdhërues të jetë i fuqishëm dhe me vetëbesim. Por assesi si britmë.

Komandat më efikase janë “mos” dhe “kthehu prapa”, të cilat shqiptohen me zë të fuqishëm dhe të njëtrajtshëm dhe qeni do të frikësohet dhe do të largohet.

Related Articles

Back to top button