Një lugë e vogël kripë të shëron jetën
Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë, dhe lëkurë të ftohtë.
Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.
Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj. Ajo që duhet të bëni është të shtoni pak kripë (rreth 1 lugë çaji) në një gotë ujë, ose në mungesë të gotës në një shishe të vogël përgjysmë me ujë. Pijeni këtë përzierje sapo të ndjeni simptomat e lartpërmendura.