Përdorimi i kondicionerëve, mjekët: Kujdes, mund t’ju bëjnë dëm në shëndet
I nxehti erdhi dhe hgjithnjë e më shumë shtohet nevoja e freskimit të ambienteve të brendëshme.
Një prej alternativave më të mira për tu freskuar , janë kondicionerët që jane prezente pothuajse ne çdo shtepi vetura por edhe ne ambientet e punes. Kondicioneri freskon ambientin, than lagështirën, na ndihmon për të përballuar me te nxehtin e verës por sa është i mirë, aq është edhe i dëmshëm, ndaj mjekët rekomandojnë përdorimin me kujdes të kondicionerëve.
“Duhet të zhvillojmë ventilacion dhe ventilacioni është shumë me rëndësi . në qofte se kemi ventilacion që shkon në mënyrë vertikale neve do tan a mëshon në kok , përderisa ne ikim nga temperaturat e larta ne perfitojme një sëmundje kokëdhimbje ekspitimin e sinuseve , spandilozes . Në qofte se kemi ventilacionin anësh tek pacientët me problemet me veshket dhe aty lëvizja e rrugëve të ujit është më e shpeshtume dhe kjo e mundëson që pacienti te kete dhimbje në traktin urinor” – tha mjeku Muhamet Kamberi.
Nëse përdorni kondicionerë, kujdesuni që temperatura e dhomës apo makinës, të mos ketë ndryshim drastik nga temperatura e ambientit jashtë, pasi një ndryshim i madh i temperaturës mund të sjellë edhe gjendje të fikti tek shumë njerëz.