Policia që duam, por në USA , shpëton kolegen që po mbytej (Video)
Julie Wlk nga Florida e Shteteve të Bashkuara ka vepruar shpejt dhe e ka shpëtuar kolegen e saj, të cilës i kishte mbetur diçka në fyt dhe i bllokonte frymëmarrjen.Policja e ka përdorur manovrën Heimlich, derisa ia ka dalë ta shpëtojë punonjësen.
Kjo e fundit, kishte mbetur e pafuqishme të lëvizte dhe vetëm tregonte me gisht nga goja.Në atë moment, Wilk e ka kapur nga pas dhe e ka ngritur nga dyshemeja, derisa lëvizjet e saj kanë bërë që kolegia ta nxjerr përjashta ushqimi që i kishte ngelur në fyt.
Për këtë veprim, qendra ku ajo shërben do ta dekorojë për heroizëm, ndërsa videoja po bën gjiro në rrjetet sociale.
“Më mirë të mësohen njerëzit se si të veprojnë në raste emergjente, se sa të merren me gjëra të parëndësishme”, është një koment që e shoqëron rastin.