Reagojnë mjekët, ja përse duhet t’i lini fëmijët të thithin gishtin e madh
Të thithësh gishtin e madh dhe të hash thonjtë janë dy vese të cilat i shqetësojnë shumë prindërit. Përveç pasojave të mundshme të shëndetit, difekteve në dhëmbë apo në të shqiptuar në rastin kur fëmija e mban gishtin në gojë për një kohë të gjatë, apo kur bëhet fjalë për ngrënien e thonjve rritet mundësia për infeksione të mundshme.
Veç kësaj këto janë sjellje shtyjnë të tjerët të tallen me fëmijën. E megjithatë, të gjitha ato që mund të konsiderohen si zakone të këqija, mundet që të kenë edhe efekte të papritura pozitive. Në një studim të publikuar në revistën “Pediatrics”, fëmijët nga 5 deri në 11 vite që kultivojnë këto vese (një apo të dyja) rezultoi se ishin më pak të rrezikuar nga alergjitë. Kjo e dhënë vjen nga një studim epidemiologjik i ndërmarrë te rreth një mijë persona në Zelandën e Re që kur ishin fëmijë (brezat 1972-73) deri në moshë të rritur. Kur fëmijët ishin në moshat 5,7,9 dhe 11 vite, prindërit u pyetën nëse të parët hanin thonjtë apo mbanin gishtin në gojë. Në moshat 13, e pastaj prapë në 32 vjeç, pjesëmarrësit në studim iu nënshtruan testeve klasike të lëkurës për të përcaktuar tipet më të zakonshme të alergjisë, mes të cilave ato ndaj merimangave, lëkurës së maces apo qenit, pjalmit dhe mykut. Studimi tha se ata persona, prindërit e të cilëve kishin këto vese, ishin më pak të rrezikuar në sëmundjet e lëkurës dhe alergjitë, krahasuar më të tjerët. Ata që kishin njërin nga veset, ngrënia e thonjve apo të mbajta e gishtit në gojë, kishin vetëm 38% probabilitet që të prekeshin nga problemet në frymëmarrje dhe acarimi i lëkurës, krahasuar me ata që nuk kishin asnjë ves, që rrezikonin 49%. Ai pastaj që kishte pasur të dy veset, rrezikonte më pak nga të gjithë. Kjo diferencë ngeli edhe kur kërkuesit u përqendruan në ndikimin e faktorëve të tjerë turbullues, predispozita ndaj alergjive nga ana e prindërve, prania e kafshëve në shtëpi dhe gjendja social-ekonomike e familjes. Për astmën kjo nuk vlen Sipas kërkuesve, këto vese të bëjnë më të fortë vetëm për problemet me lëkurën dhe jo kur bëhet fjalë për sëmundjen e astmës apo kur ftohesh. Dhe nuk është e qartë se përse. Një nga shpjegimet e mundshme është se në zhvillimin e këtyre kushteve kontribuojnë shkaqe të tjera dhe se problemet në frymëmarrje si pasojë e alergjisë janë hapat e parë drejt kalimit në sëmundjen e astmës vetëm në një përqindje të rasteve. Sipas mjekëve, shumë higjienë nuk bën mirë. Kur fëmija nuk është në kontakt me mikrobet, atëherë sistemi i tij imun do të krijohet i dobët dhe probabiliteti për t’u prekur nga alergjitë dhe astma bëhet më i madh.