Religjioni

Shkencëtarët mbetën të habitur kur panë se zbulimi i tyre rreth hekurit ishte përshkruar në Kur’an

Hekuri është një element i rëndësishëm i cili gjendet në Tokë! Por a është hekuri një element i prodhuar në Tokë?! Studimet e shumë shkencëtarëve, janë fokusuar rreth përgjigjes së kësaj pyetje! Krijuesi i Gjithësisë thotë në Kur’anin famëlartë: “ Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe dobi për njerëzit…” ( El Hadid 25)

Fjala “zbritëm poshtë” e përdorur veçanërisht për hekurin në këtë ajet, mund të mendohet se ka një kuptim metaforik që do të thotë se hekuri është dhuruar për të mirën e njerëzimit. Nësë do e marim në konsideratë kuptimin e fjalës “ I zbritur fizikisht nga qielli” këtu do të jemi dëshmimtarë dhe do të kuptojmë një mrekulli shkencore mjaft të rëndësishme. Kërkimet e shumta astronomike kanë rezoltuar se hekuri i gjendur në rruzullin tokësor ka ardhur prej yjeve gjigandë të hapësirës. Metalet e rënda në univers janë krijuar në bërthamën e yjeve të mëdha. Sistemi yne Diellor nuk zotëron një strukturë të përshtashme që të prodhojë vetë hekur. Hekuri mund të prodhohet në yje shumë më të mëdhenj se Dielli, të cilat temperatura arrin disa qindra miliardë gradë. Kur sasia e hekurit në një yll tejkalon një nivel të caktuar, ylli nuk mund ta mbajë atë më gjatë dhe si rezultat ai shpërthen në një shpërthim të quajtur “ nova” ose “supernova”. Si rezultat i këtij shpërthimi, meteorët që përmbajnë hekur shpërndahen në univers dhe lëvizin nëpër hapësirë, derisa të tërhiqen prej forcës gravitacionale të ndonjë trupi qiellor. Të gjitha këto rezultate të studimeve shkencore, dashmojnë qartë se hekuri nuk është formuar në Tokë, por është mbartur nëpërmjet meteorëve pas shpërthimit të yjeve në hapësirë. Shkurtimisht “ Ky fakt shkencor i zbuluar vitet e fundit, në shek e VII nuk ishte i njohur. Vetëm me evolimin e teknologjisë, është bërë e mundur realizmi i studimit. Kjo është një ndër argumentet e shumtë që Kur’ani famëlartë është fjala e Krijuesit të Gjithësisë!

Related Articles

Back to top button