Si të organizoni frigoriferin tuaj!
Shikoni se si mund te organizoni frigoriferin, me ndihmën e disa pakove shtesë dhe rënditjen e duhur, ju nuk do keni më rrëmujë në frigoriferin tuaj.
1. Grupimi i produkteve të ngjashme
Një rregull i dobishëm: gruponi artikuj të ngjashëm së bashku: përcaktoni një raft për pije ose një vend ku qëndrojnë të gjithë produktet e qumështit, në mënyrë që t;i gjeni më lehtë.
- Përgatitni hapësirën
Një herë në javë, përgatitni apo preni prodhime të freskëta që t’i keni në dorë apo të gatshme për përdorim gjatë përgatitjes së ushqimeve. Mbajini nëpër rafte apo kontejnera të pastër, të mbyllur dhe thjeshtë kapni me dorë sa herë që keni nevojë.
- Rregull i çastit
Zvogëloni rrëmujën e krijuar në rafte dhe shmangni humbjen e sendeve në pjesën e prapme të frigoriferit, duke përdorur kazanë akrilikë të posaçëm si paketimet e kosit apo mishit.
- Etiketa fleksibile
Bëjeni përmbajtjen të lehtë për identifikim që në shikim të parë, duke i etiketuar paketimet me shënues sipas përmbajtjes.
Hapësira e magazinimit në derën e frigoriferit duhet të përdoret për të ruajtur salcat dhe erëzat. Kjo liron hapësirën e raftit, e cila qëndron më e freskët, për sendet që më lehtë mund të prishen.