Si të zgjidhni këto probleme shëndetësore që askujt nuk i pëlqen t’i pranojë që i ka
Ka disa probleme shëndetësore që ne nuk i japin rëndësinë e duhur fatkeqësisht. Madje as nuk na pëlqen t’i pranojmë që i kemi. Pikërisht për këtë kategori shqetësimesh do të flasim në këtë artikull dhe madje do t’ju tregojmë edhe zgjidhjet përkatëse.
Fryma e keqe;
Përtypni një grusht karafilësh ose fara kopri, të cilat të gjitha kanë veti antiseptike. Një tjetër mënyrë është të shpëlani gojën me një përzierje të bërë në shtëpi, duke përzier një lugë çaji sodë buke, disa pika vaj esencial të piperit të zi dhe një gotë uji. Kjo ndryshon nivelin e pH të gojës, ndërsa vret bakteriet.
Dhëmbët me njolla;
Aplikoni karbonin vegjetal tek dhëmbët tuaj. Kjo substancë shumë absorbuese heq komponimet organike, pa dëmtuar dhëmbët.
Gromësima;
Ndryshoni mënyrën sesi hani. Përtypni ngadalë dhe tërësisht. Mos e gëlltitni ushqimin tuaj ose mos flisni gjatë përtypjes. Ju gjithashtu duhet të shmangni pijen përmes pipzave ose çamçakëzin.
Fryrja;
Pini lëngje bimore para ngrënies për të përmirësuar prodhimin e acidit të stomakut dhe shpejtësinë e tretjes, duke reduktuar fryrjen.
Ulccerën;
Vaj kokosit, i pasur me veti antivirale, antibiotike dhe anti-fungale, mund të aplikohet në mënyrë topike disa herë në ditë derisa plagët të zhduken.
Era e trupit;
Ndryshoni dietën tuaj. Hudhra, qepët, kafeina, alkooli dhe ushqimet e përpunuara, yndyrore ose me sheqer të gjitha kontribuojnë në rritjen e djersës dhe aromës së trupit. Pini shumë ujë për të shpërndarë toksinat, dhe sigurohuni që jeni duke ngrënë mjaftueshëm Vitamina B dhe C, majdanoz, nenexhik dhe rozmarinë.