Thëniet më interesante për martesën
Pavarësisht absurditeteve që mund të kenë dasmat dhe zakonet e tyre, vajzat në përgjithësi duan që të sigurohen për gjithçka.
Të jesh e lumtur në martesë, duhet të qash në ditën e dasmës.
Dita e dasmës nuk është vetëm dita më e lumtur e jetës suaj, por është edhe një ditë shumë impenjative dhe stresante, të lidhura me të gjitha elementët e dasmës. Secili e menaxhon stresin në mënyrën e tij…dikush edhe duke qarë, por miti se duhet të qash me patjetër në ditën tënde të dasmës është vetëm një mit.
Unaza e martesës nuk duhet t’i jepet askujt për ta provuar, qoftë edhe pak para dasme. Sjell fat të keq.
Nëse unaza e martesës rrëzohet-martesa do të ketë problem, nëse unaza humbet përpara se të vendoset në gisht- do të ketë divorc. Këto ide nuk kanë fakte jetësore, këto janë thjesht rastësi dhe incidente që mund të ndodhin atë ditë.
Nuk duhet të martoheni në Maj – do të vuani shumë.
Kjo nuk është aspak e vërtetë, pavarësisht se shumë kultura kanë muajt dhe ditët e tyre të veçanta për martesën.
Nusja dhe dhëndri një natë përpara martese duhet të jenë të ndarë nga njeri-tjetri.
Kjo është zgjidhje sipas dëshirës dhe angazhimeve që kanë secili prej tyre në organizimin e dasmës