Vogëlushi që bashkoi botën, Charlie Grand vdes pak para se të mbushte 1 vjeç
Charlie Gard, foshnja që përloti mbarë botën ndërroi jetë pak ditë para se të mbushte 1 vjeç. Ai vuante nga një sëmundje ekstremisht e rrallë gjenetike që i kishte shkaktuar dëmtime progresive në tru dhe dobësi të muskujve.
Prindërit e tij, Koni Jets dhe Kris Gard, luftuan një betejë të stërgjatur ligjore me spitalin për ta lejuar atë që të dërgohej në SHBA për trajtim. Por, të hënën, ata hoqën dorë nga beteja e tyre ligjore, pasi mjeku amerikan tha se ishte shumë vonë për terapinë.
Në një deklaratë të lëshuar të premten në mbrëmje, nëna e Charlit tha: “Foshnja jonë e bukur nuk është më…ne jemi shumë krenar për ty Charli”.
Çifti donte të dërgonte të birin në SHBA për një terapi eksperimentale, por specialistët e spitalit ‘Great Ormond’, thanë se trajtimi, përveçse ishte eksperimental, nuk do të jepte fryte, pasi Charli kishte pësuar dëmtime të pakthyeshme truri.
Kur shpresat e prindërve ishin shuar në skenë doli Presidenti amerikan Donald Trump dhe Papa Françesku. Trump bënte thirrje për ta ndihmuar familjen ndërkohë që një spital pediatrik nën varësi të Vatikanit ka shprehur gatishmërinë për ta mbajtur fëmijën nën trajtim, ndonnëse për çrregullimet e tij pranohet se nuk ka kurë.