Zbulon se fqinja i kishte ditët e numëruara, veprimi i tij i radhës do ju lë pa fjalë…
Aktori 31 vjeçar Chris Salvatore, kishte filluar të përkujdesej për fqinjën e tij 89 vjeçare Norma Cook, pasi ajo ndaloi trajtimet kimioterapeutike për leuçemi.
Kur ai zbuloi se fqinja e tij e moshuar i kishte ditët e numëruara, vendosi ta marrë e të jetojë me të duke e përshkruar më pas si miken e tij më të mirë.
“Më duhet ta ndaj me ju lajmin e hidhur se bota humbi një grua të bukur dhe të mrekullueshme. Norma po prehet në paqe edhe pse ajo fizikisht nuk është më me ne, shpirti i saj do vazhdojë të mbushë zemrat e shumë njerëzve”, ka shkruar Salvatore në profilin e tij në Facebook, pas vdekjes së saj.
Siç shkruan Metro, ata ishin njohur para katër vitesh, kur Chris kishte shkuar të jetonte në ndërtesën e saj dhe ishin bërë miq shumë të mirë. Norma e cilësonte si “nipin që s’e kishte pasur kurrë”.