2 mënyra efektive për të trajtuar të djegurat në shtëpi
Të djegurat janë plagët më të zakonshme që shkaktohen kryesisht duke gatuar, duke hekurosur apo nga përdorimi i pajisjeve elektrike për stilimin e flokëve. Djegiet mund të dëmtojnë shtresat e lëkurës duke u bërë shkak edhe për hapjen e plagëve të reja.
Djegiet e vogla mund të shërohen shpejt dhe pa trajtime mjekësore. Por, djegiet e rënda kërkojnë trajtim të veçantë për të parandaluar infeksionin dhe për të parandaluar rrezikun e zhvillimit të koreve. Ky artikull do t’ju ndihmojë të trajtoni të djegurat në shtëpi me 2 mënyra natyrale.
Mënyra 1 – Me të bardhë veze
Ndani të bardhën nga e verdha e vezës. Vendoseni atë në zonën e djegur të lëkurës. Mbajeni për disa orë dhe nuk do të ndjeni më dhimbje nga diegia. E bardha e vezës është një ilaç natyral perfekt për të trajtuar këtë problem.
Mënyra 2- Me mjaltë
Mjalti punon në mënyrë efektive për të shëruar djegiet për shkak të komponentëve anti-inflamatorë dhe anti-bakterialë. Ai gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e përhapjes së plagëve.
Mjafton të aplikoni pak mjaltë në zonën e djegur. Mbulojeni me një fashë. Ndryshojeni atë 3-4 herë në ditë për shërim më të shpejtë.