Magazina

Çdo gjë në kohën e vet

Tregohet se femra e elefantit dhe femra e qenit ishin mbarsur në të njëjtën kohë. Pas gjashtë muajsh femra e qenit lindi gjashtë këlyshë dhe pas gjashtë muajsh të tjerë u mbars sërish duke lindur gjashtë këlyshë, pra në total dymbëdhjetë syresh. Avazi vazhdoi me të njëjtin ritëm dhe pas nëntëmbëdhjetë muajsh, qeni femër e pyeti femrën e elefantit:”A je e sigurtë që je mbarsur? Sepse ne u mbarsëm në të njëjtën datë, unë kam lindur tetëmbëdhjetë këlyshë dhe i kam rritur, kurse ti akoma nuk ke lindur një elefantush! A s’më thua, çfarë po të ndodh?!”
Elefanti femër iu përgjigj:”Dëgjo moj mikeshë! Ka diçka të rëndësishme që duhet ta kuptosh. Unë mbarsem me një elefant dhe mbaj në bark një elefant dhe jo këlyshë qeni. Unë lind vetëm një elefant dhe periudha e shtatzanisë zgjat dy vite. Kur im bir të lindë dhe të përplasë këmbët përtokë, toka mëmë e ndjen lëvizjen e tij. Kur im bir lëviz rrugës, njerëzit qëndrojnë dhe e kundrojnë me kënaqësi. Qenia që unë mbaj në bark tërheq vëmendjen e të tjerëve, ajo është një qenie e madhe, shumë.”
Shpesh herë e krahasojmë veten me të tjerët, me arritjet e tyre dhe pozitat e larta që mund të kenë. Ata janë gjendur në kushte, vende dhe me njerëz krejt të ndryshëm nga kushtet, vendet dhe njerëzit që të kanë rrethuar ty. Nuk ke përse i xhelozon, edhe pse nuk i ke përmbushur ambiciet e tua. Ruaje optimizmin dhe thuaji vetes shpesh:”Do më vijë koha dhe mua, sepse po punoj për atë ditë!”

Related Articles

Back to top button