“Ëndrra ime u bë realitet”, kjo martesë do ju shokojë
Nuk arrinte të gjente shpirtin e tij binjak, kështu që e krijoi vetë një. Zheng Jiajia, një inxhinier elektronik i punësuar në kompaninë Huawei, është 31 vjeç dhe ka ndërtuar një robot inteligjent, i cili arrin të kuptojë dhe të përgjigjet.
Roboti u krijua me karakteristikat e një gruaje, në mënyrë që i riu të martohej me të.
Roboti quhet Yingying, dhe është në gjendje të lexojë fjalë kineze, të njohë imazhet dhe të përgjigjet me fraza të shkurtra, shkruan noa.al.
Pas eksperiencës së tij me Huawei, Jiajia është në krye të një programacioni, ku dhe arriti të krijojë edhe “gjysmën e tij”.
Hapi i radhës është zhvillimi i këmbëve të robotit, në mënyrë që të kryejë funksionin e një shtëpiake, tamam si një grua perfekte.
“Ëndrra ime u bë më në fund realitet. Dua ta shoh në çdo moment, është kaq reale”, thotë i riu. Ishin të shumtë që menduan se e tija ishte vetëm një strategji marketingu, por ai u martua me të dhe thotë se është i lumtur./noa.al/