Gjeniu 5-vjeçar, aftësitë e tij në matematikë do t’ju habisin (Video)
Ky vogëlush po cilësohet si gjeniu i matematikës, ai është në gjendje të bëjë llogaritje matematikore me numra shumëshifror brenda pak sekondash.
Ai në emisionin “Little Big Shots” ka magjepsur të gjithë duke dhuruar ‘spektakël llogaritjesh’, transmeton lajmi.net
Së pari moderatori i ka kërkuar të luajn lojën e dyfishimit të shumës së numrave dhe ka ngelur gojë-hapur para 5-vjeçarit.
Pastaj, moderatori ka filluar të bëj pyetje në drejtim të tij për shumëzimin e numrave nga më të vogël deri tek ata shumëshifror duke ndjekur 5-vjeçarin me kalkulator e ky i fundit brenda pak sekondash përgjigjet saktë në secilen pyetje të tij.
Në fund, moderatori në një tabelë ka shkruar një numër 21-shifror dhe i ka kërkuar djaloshit t’a lexojë atë.
“A t’a them atë pa e shikuar”?, e ka pyetur djaloshi moderatorin.
“Më lejo të shpjegoj diçka, nëse e thua këtë numër pa e lexuar, ne jemi shumë të pasur” i’a ka kthyer ai me shaka.
“Unë mund t’a them pa e shikuar”, u shpreh 5-vjeçari gjeni.
Djaloshi ka vazhduar me leximin e shifrës marramendëse duke e bërë të gjithë sallën të ngritet në këmbë dhe të duartrokasin pa ndalur për të.