Habit Kleriku mysliman: Gratë që bëjnë shoping e kanë trurin e vogël

Një klerikut saudit i është pezulluar predikimi pasi ka pohuar se truri i grave bëhet një çerek i madhësisë së trurit të burrit, kur ato shkojnë për të bërë pazar.Saad al-Hijri është pezulluar nga të gjitha aktivitetet fetare pasi ka predikuar për të mos i lejuar gratë të vozisin, transmeton Express.
Arabia Saudite tejet konservatore është vendi i vetëm në botë që ua ndalon grave të ngasin automjete përkundër synimeve ambicioze të qeverisë për ta rritur rolin e grave në publik, veçanërisht në vendin e punës.

Në një video që e identifikon atë si shef të departamentit për dekrete fetare në provincën jugore, Hijiri pyeti se çfarë do të bënte departamenti i trafikut nëse e do ta zbulonte një burrë me vetëm gjysmë truri.

“A do t’i jepte patentë shoferi? Jo. Prandaj si mund t’ia japësh një gruaje e cila ka vetëm gjysmë truri”, ka thënë ai.

“Nëse ajo shkon në treg dhe e humb edhe një pjesë tjetër. Çfarë mbetet? Një çerek.. ne i kërkojmë departamentit të trafikut të kontrollojë sepse ajo nuk është e përshtatshme për të vozitur dhe ajo ka vetëm një çerek”, tha ai.

Back to top button