Magazina

Historia motivuese e vajzës që humbi njërën këmbë

Atë ditë isha nisur për në punë, por rrugës më përplasi një kamion, i cili ma copëtoi këmbën nga gjuri e poshtë. Nuk e di as vetë si ndodhi. Më dërguan menjëherë në spital. Edhe pse ishte herët, 9.30 e mëngjesit, ndërhyrja nuk u bë veçse në pesë pasdite.
Mjekët bënë çmos për ta shpëtuar këmbën, por gjendja ishte shumë e rëndë prandaj dhe vendosën tap resin.
Kjo përvojë e rëndë më inspiroi durimin dhe vetëpërmbajtjen, ajo më shtyu të zgjedh mes qëndrimit shtrirë e mbytur në lot duke mallkuar fatin tim të zi, dhe mes kapërcimit të kësa sfide dhe shijimit të jetës, qoftë dhe me një këmbë. Unë zgjodha të dytën.
Ndërkohë që të gjithë vizitorët vinin e më shihnin në spital, me lot në sy e keqardhje që u pushtonte zemrën, unë u tregoja barcoleta për të qeshur.
Pasi e mora veten fillova të mësoj të ec përsëri. Frika ime më e madhe kishte të bëjë me faktin se nuk do të luaja dot më tenis, sport të cilin e dashuroja që në fëmijëri. Një Zot e di sa kam hequr e sa jam lodhur për të mësuar të ec dhe të luaj sërish. Megjithatë, ia dola në të gjitha, madje fitova dhe në disa olimpiada tenisi mes kompanish të ndryshme.
Një miku im më sugjeroi të marr pjesë në kampionatin kombëtar të tenisit, ku fitova disa medalje. Më pas mora pjesë në kampionatin botëror në Angli dhe fitova medalje të argjendtë. Ndërkohë që vazhdoja punën si programuese, përfundova dhe stërvitjen për zhytje dhe kam udhëtuar në të gjitha krahinat e Indisë.
Kur më pyesin njerëzit se si ia dal dhe si i përballoj të gjitha këto gjëra, u them:”Po ju, çfarë u mungon që t’ia dilni si unë?”

Related Articles

Back to top button