Magazina
I propozon martesë, vajza ‘pëson sulm në zemër’ (Video)
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2017/09/sulmi-604x330.jpg?resize=604%2C330&ssl=1)
Të ulur mes një hapësire të kufizuar, çifti po luante me një qenush, të cilin djaloshi ia kishte bërë dhuratë të dashurës së tij.
Derisa të dy shijojnë çastet e para me qenushin, djali bën një veprim krejt të papritur. Ai nxjerr unazën nga xhepi i tij dhe i propozon martesë të dashurës. Ajo mbeti e pafjalë, u ngrit në këmbë dhe tentonte të shtrëngonte zemrën, sepse ishte shumë e rëndë për të momenti i papritur.
Përgjigja natyrisht se ka qenë pozitive, mirëpo, atë e ka treguar vetëm me anë të gjesteve. Ndërkaq, qeni sillej nën këmbët e tyre, i lumtur që hyn në familjen e tij të re.
Për të shikuar klikoni mbi VIDEO.