Interesante: Cila shenjë e horoskopit vozit më së keqi?
Nëse e njihni ndonjë “Peshore”, dilni nga makina, që të mos lëndoheni…!?
Kjo është menduar një herë të jetë një shaka e një faqeje kanadeze të internetit, që merret me kërkimet për sigurimin më të mirë të veturave.
Megjithatë, pas kryerjes së hulumtimit për aksidente, ata u habitën me ca rezultate. Nga 100 mijë shoferë në gjashtë vitet e fundit, “Peshorja” del të jetë më e keqja nga 11 shenjat tjera të horoskopit.
“Nuk prisja asgjë në fillim, por kur pash se si disa shenja veçoheshin në numër për dënimet e dhëna, e tjerat për aksidente, derisa disa ishin kombinim i të dyjave, mbeta e shokuar”, thotë Lee Romanov, presidente e faqes InsuranceHotline.com, transmeton Telegrafi.
Sipas hulumtimeve që u bënë, “Peshoret” që kanë lindur në periudhën 23 shtator – 22 tetor, do të duhej të pasqyrojnë harmoni dhe ekuilibër. Megjithatë, kjo nuk vlen kur rrinë ulur pas timonit dhe japin gazin, sepse kjo shenjë kishte numrin më të madh të aksidenteve (të pasuar nga “Ujori” dhe “Dashi”).
“Kur vozitni duhet të jeni të gatshëm për vendime, e në këtë ‘Peshoret’ nuk janë të mira”, thotë Romanov.
Në anën tjetër, shoferët më të mirë janë “Luanët” – ndonëse egoja dhe dëshira mbizotëron personalitetin e tyre – të pasuar nga “Binjakët” dhe “Gaforret”.
Dënime më së shumti marrin “Peshqit”, pastaj “Dashi” dhe “Ujori”. “Binjakët”, “Shigjetarët” dhe “Virgjëreshat” kanë më së paku dënime. Sidoqoftë, një gjë vlen në rrugë: pa marrë parasysh se cilës shenje të horoskopit i takon, të gjithë njëjtë duhet të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes.