Ja se ç’ndodh vërtet në stomakun tuaj kur PËRPINI ÇAMÇAKËZIN! (video)
Më në fund shkencëtarët kanë zgjidhur misterin i cili po zgjat tashmë një kohë të gjatë. Kanë hulumtuar se çfarë ndodh me çamçakëzin në stomak, kur e përpini.
Atë që e kanë zbuluar do t’ju befasojë shumë, transmeton Telegrafi.
Kur keni qenë të vegjël, me siguri së paku njëherë keni dëgjuar të ju thonë që do t’ju ngjiten zorrët nëse e përpiniçamçakëzin. Ekspertët janë marrë me këtë temë dhe kanë treguar se cilat janë shanset që vërtet t’ju ndodhë kështu.
Prindërit kryesisht ua tërheqin vërejtjen fëmijëve se nuk është e shëndetshme të përpinë çamçakëzin, mirëpo ju thonë kështu për t’i frikësuar. Në të vërtet, shpesh u flasin që çamçakëzi do t’u ngjitet për zorrë dhe që do të detyrohen të shkojnë te mjeku, apo që çamçakëzi do t’u mbetet në stomak përgjithmonë.
Disa me atë frikë edhe rriten, andaj edhe krijohet paniku nëse rastësisht përpijnë çamçakëzin. Për të zgjidhur gjithë këtë mister, shkencëtarët kanë vendosur që të merren me këtë fenomen.
Shoqëria Amerikane e Kimistëve ka konstatuar që tretja e çamçakëzit bëhet me të njëjtin princip sipas të cilit treten edhe të gjitha ushqimet e tjera.
Një dallim është në këtë proces që tretja zhvillohet më gjatë se kur është fjala për ushqimet e zakonshme, sepse enzimave u duhet më shumë kohë që të “grimcojnë” çamçakëzin.