Jepi jetë trëndafilit tënd…

Të gjithë i adhurojmë trëndafilat me aromën e tyre të mrekullushme. Por ata që kanë një kopsht me trëndafila e dinë mirë se duhet shumë punë për ta mbushur kopshtin dhe jo me petale të thata e me gjethe të rëna por me trëndafila që lulëzojnë. Lulëzimi i tyre këtë periudhë po fillon të zbehet, gjethet po fillojnë të bien për shkak të sezonit. Kështu erdhi koha t’i shkurtojmë, në mënyrë se sezonin tjetër kopshti të mbushet plot përsëri. Që lulet të lulëzojnë duhet të presim pranverën e ardhshme deri sa të përfundojë acari i dimrit.
Duhet të pastroni bimën para se të hapën petalet. Filloni pastrimin duke hequr të gjitha gjethet e thata apo të kalbura, largoni rrënjët që kanë marrë ngjyrë kafe të errët dhe kjo do t’ju ndihmojë të shihni formën dhe gjendjen e rrënjëve. Për pastrim më të mirë, përdorni një palë gërshërë ose një brisk me formë të lakuar.
Mos harroni të mbani dorashka për shkak të gjembave. Pastrimi është mjaft i nevojshëm që bima të shpëtojë e të jetë gati për sezonin tjetër, në se kjo nuk bëhet rrënjët e trëndafilit do të kalben dhe nuk do i rezistojnë dot acarit të dimrit dhe shirave . Pra nëse sheh një pjesë të thatë duhet të heqësh edhe nëse mund të ketë petale të bukura në të.