Magazina

Ju ka ndaluar Policia dhe po ju shkruan denimin për shpejtësi mos u mërzitni, shikojeni këtë video sensibilizuese

Duhet dëgjuar. Të bisedohet me të tjerët, dhe askujt mos ti ndodh më…

Një video sensibilizuese për fushatën që ka nisur nga disa kompani në bashkëpunim me Ministrin e brendshme të Republikës së Serbisë tregon qartë se nëse ju ndalon policia për ndonjë gabim që keni bërë në komunikacion si ajo më e shpeshta tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo vënien e rrypit të sigurimit ju nuk duhet të mërziteni për denimin që policia do tua shqiptoj.

Në video shfaqet një person i cili dënimin po e vuan tërë jetën për shkak aksidentit që ka pas në rrugë duke thyer boshtin kurrizor dhe duke mbetur i palëvizshëm në karrocë i tregon shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë që nuk duhet të brengosen për këtë denim që paguhet me para.

Ne besojmë se jeta është e bukur, por ajo mund të ndryshohet në sekonda. Prandaj ju kërkojmë sinqerisht për vete dhe për njerëzit e juaj të dashur, kini kujdes në shpejtësi!

Për më shumë ndiqni pamjet në videon e më poshtme ku e keni edhe me titra në gjuhën shqipe.

Related Articles

Back to top button