Magazina

Kjo është diferenca ideale e moshës së një çifti

Diferenca e moshës mes çiftit në një lidhje apo martesë, ka qenë gjithnjë një temë debatesh e diskutimesh të shumta.
Një studim i fundit i publikuar në Journal of Population Economics ka arritur të gjejë diferencën ideale të moshës së një çifti.
Kërkimi i cili ka studiuar një panel të dhënash të çifteve të martuara në Australi ka gjetur se si meshkujt dhe femrat e martuar me një partner më të ri në moshë ishin më të kënaqur me zgjedhjen e tyre se sa ata të cilët kishin zgjedhur një partner më të vjetër në moshë.
Diferenca e moshës zhduket pas 6-10 vitesh martesë. Kërkuesit besojnë, gjithashtu se pakënaqësitë rriten dhe për shkak të problemeve financiare.
Me diferencimin e moshës vijnë dhe pikëpamje të ndryshme mbi problemet financiare, ekonomike dhe familjare gjatë martesës, gjë e cila mund të shkaktojë shumë tension mës çiftit.

Related Articles

Back to top button