Leksioni historik i Steve Jobs për vdekjen
Steve Jobs ka qënë një frymëzim për shumë njerëz, dhe jo pa arsye fjalimi i tij për ndjekjen e ëndrrave u pa më shumë se 26 milionë herë. Video tregon Jobs që i drejtohet audiencës së Stamford University në 2005.
Fjalimi i tij nisi me diçka të paparashikueshme, teksa fliste se si braktisi kolegjin pasi nuk mund të shkonte në lëndë që nuk i interesonin. Në vend të kësaj atë e zinte gjumi në shpatullën e shokut, teksa ka ndjekur vetëm lëndët që i interesonin.
Ai ndoqi një klasë tipografie që më vonë e frymëzoi për krijimin e kompjuterit të parë Mac. Pastaj foli për mënyrën se si u shkarkua nga kompania e tij 10 vjet pasi nisi Apple, nga bordi i drejtorëve.
Ai tha: Atëherë nuk e shihja, por pushimi nga puna nga Apple ishte gjëja më e bukur që mund të më kishte ndodhur. Vuajtja e të qënit të suksesshëm u zëvendësua me dritën e të qënit sërish në fillim, më pak i sigurtë për çdo gjë. Më dha mundësinë të hyjë në një nga periudhat më krijuese të jetës sime”, tha Jobs.
Ai krijoi NeXt dhe Pixar, që më pas u ble nga Apple dhe ai u rikthye në kompani. “Jam i sigurtë se asnjë nga këto nuk do të kishin ndodhur nëse nuk do të isha pushuar nga Apple. Mos humbni besimin. Jam i bindur se e vetmja gjë që kisha parasysh për të ecur para ishte se isha i dashuruar me atë që bëja. Duhet të gjeni atë që dashuroni”, tha Jobs.
Ai pyeste veten çdo mëngjes: “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, do të doja të bëja atë që jam gati të bëj sot? Dhe sa herë që përgjigja ka qënë “jo” për ditë me radhë, e dija që ishte nevoja të ndryshoja diçka. Të kujtosh se do të vdesësh është mënyra më e mi rë për të shmangur kurthin e mendimit se ke diçka për të humbur. Vdekja është shpikja e vetme më e mirë e jetës. Është një agjent i ndryshimit të jetës. Pastron të vjetrën për t’i hapur rrugën të resë”.