Magazina

Nëse i thoni këto gjëra partnerit, ai do të jetë përgjithmonë i juaji!

Ja fjalët më magjike që ndikojnë në përvetësim të plotë të partnerit!

Të gjithë i dëshirojmë komplimentet, dhe disa prej tyre mund të na ngelin gjatë kohë në kujtime duke na buzëqeshur për një kohë të gjatë. Përveç që i pëlqejmë këto, meshkujt duan të pranojnë komplimente dhe t’i lavdërojnë, dhe ja dhjetë fjalët e ëmbla që sigurisht do të pushtojnë zemrën e tij!

Një buzëqeshje e thjeshtë mund të ndikojë shumë për njeriun. Kjo është, në fakt, një reflektim i shpirtit. Buzëqeshja e partnerit është kryesorja në listën e mëposhtme, kur bëhet fjalë për komplimente.

Meshkujt pëlqejnë shumë kur ua pranojmë se kanë një ndjenjë të humorit, madje edhe kur shakatë e tyre janë pa bazë. Ta komplimentoni për zgjuarsinë e tij, është një kënaqësi e vërtetë për të. Thuani atij se sa i zgjuar është dhe vëreni rezultatin në shikimin e tij.

Ka me mijëra përshkrime që pëmbledhin personalitetin e një mashkulli, nga tërheqës, i aftë, i fuqishëm dhe interesant. Pa marrë parasysh se çfarë fjalë zgjedhni për ta lavdëruar, një kompliment i vogël që lidhet me personalitetin e tij është diçka që mashkulli nuk do ta harrojë.

Kur bëhet fjalë për natyrën e mashkullit, ata janë paksa kontradiktor në këtë aspekt. Edhe pse duan të pranojnë kompliment për personalitetin e tyre të fortë, ata gjithashtu duan të përkëdhelen nga gjinia më e butë. Për shembull, ju mund ti thuani se sa miqësor është me natyrën, ka buzëqeshje të butë dhe ti pëshpëritni fjalë të ëmbla në vesh.

Çdo kompliment ndikon në disponim dhe ushqen egon e tij, madje edhe nëse bëhet fjalë për kryerjen e obligimeve të vogla, si hapja e kavanozave apo bartja e ndonjë sendi të rëndë.

Pavarsisht a bëhet fjalë për gatim, apo riparimin e makinave, një kompliment në lidhje me aftësitë e tij, i ofron buzëqeshje në fytyrë.

Shumica e meshkujve besojnë se posedojnë aftësi intelektuale superiore në krahasim me kolegët e tyre. Një kompliment për aftësitë dhe njohuritë e tij është diçka që vështirë mund ta harrojnë dhe ju jep shtytje edhe më shumë.

Kur është fjala për kondicion dhe stërvitje fizike, meshkujt duan që të tjerët të vërejnë ndryshimet. Është mirë ta komplimentoni për vullnetin dhe energjinë pozitive, për përgatitjen e trupit në formë të mirë vitale, si dhe përkushtimin e plotë të tij.

Nëse mendoni se vetëm femrat pëlqejnë komplimente rreth pamjes së tyre, atëherë ju gaboheni. Edhe meshkujt pëlqejnë komplimentet nga femrat rreth pamjes së tyre, kombinimit të veshjes dhe stilimit të flokëve.

Meshkujt vlerësojnë shumë kur ndokush mburret me gjenialitetin e tyre. Pra, fjalët si je shumë origjinal, apo shumë kreativ, janë një nga gjërat më të mira që mund t’ia thuani atij.

Related Articles

Back to top button