Magazina
Një nxënës e pyeti mësuesin e tij:”A ndryshojnë fatet tona o mësues?”
Një nxënës e pyeti mësuesin e tij:”A ndryshojnë fatet tona o mësues?”
Ai iu përgjigj:”A nuk ke dëgjuar që lutja përleshet me fatin dhe se ka lutje të tilla, aq të fuqishme dhe të insistuese saqë e mposhtin fatin e shkruar dhe që është në proces ekzekutimi.
Ka njerëz që janë artistë në formën e të luturit, saqë edhe engjëjt e qiellit mblidhen përreth lotëve e përgjërimeve të tyre.
O bir! Lutja është pjesë e fatit të caktuar nga Zoti, prandaj mëso ti përvidhesh një fati që të stërmundon tek një fat që të lumturon.
O bir! Lutja bën një rivendosje dhe korrigjim të gjithë skenës së jetës tënde!”
Zoti i madh e pranofte lutjen tende!