Magazina
Njeriu më i lumtur në botë tregon sekretin e lumturisë

Murgu budist Matthieu Ricard konsiderohet si njeriu më i lumtur në botë dhe ështe autor i librit: “Lumturia: Një Udhërrëfyes i Zhvillimit Të Shkathtësisë Më Të Rëndësishme të Jetës”.
Në një intervistë për Daily News, ai ndër të tjera foli edhe për mënyrën se si mund të jemi të lumtur, transmeton Klan Kosova.
“Çdokush mund të gjejë lumturi, nëse kërkojmë në vendin e duhur, e jo t’ia kthejmë shpinën”, tha Ricard, i cili është njeriu që Dalai Lama i drejtohet për shumëçka.
“Lumturia është mënyrë e të qenurit që rezulton nga kultivimi i një mendjeje dashamirëse, balanci emocional dhe lirie e paqeje të brendshme, si dhe urtësie. Të gjitha këto cilësi janë shkathtësi që zgjerohen përmes trajnimit të mendjes”, përfundoi murgu.