Magazina

Pas këtij lajmi, nuk do ti vishni më kurrë këto rroba

Këpucëve me taka prej vitesh u fajësuan si shkaku kryesor i pasojave negative te shtylla kurrizore. Por vitet e fundit kjo gjë u hodh poshtë dhe ndërkohë u zbulua një tjetër armik: xhinset e ngushta.

Një studim i BCA-së (British Chiropractic Association) paraqet një listë me pesë veshjet dhe aksesorët më të dëmshëm për shpinën.

Për habi të të gjithëve, xhinset më të preferuara ndodhen në vend të parë, të ndjekur nga çantat XXL, xhupat me kapuç me gëzof, takat e larta dhe në fund sandalet e larta.

Një vend i parë për një veshje që na surprizon, por nëse mendohemi mirë nuk është dhe aq habitëse. Sipas ekspertit të pyetur për këtë studim, Tim Hutchful, ky model që qëndron si një lëkurë e dytë, pengon lëvizjet e trupit, në veçanti në nivelin e ijëve dhe të gjunjëve. Pjesë që kanë një influencë të drejtpërdrejtë në pozicionimin e shpinës.

Por në këtë situatë ngrihet një pyete. A duhet të hiqen xhinset e ngushta nga gardëroba? Një masë radikale që shumë nuk do të guxonin ta bënin. Por mos u merakosni, BCA propozon një zgjidhje. E rëndësishme është të ndryshoni kënaqësitë… ose stilet! Fillimisht nuk duhet të vishni këto xhinse gjithë javën. Por mbi të gjitha duhet t’i alternoni me veshje të lehta dhe të rehatshme, më të gjera.

Related Articles

Back to top button