Piloti vërejti një sinjal “ndihmë”, e vërteta që u zbulua më pas i shokoi të gjithë

Një sinjal “SOS” i bërë me gurë, në një pjesë të largët të Australisë Perëndimore ka shkaktuar frikë kombëtare se dikush, ose disa persona, mund të kenë humbur dhe kanë nevoje urgjente për ndihmë.
Sinjali u vu re nga një pilot helikopteri, raporton “BBC”.
Por policia i ka dhënë fund misterit duke thënë se e ka zbuluar se kush e la sinjalin.
Autoritetet australiane njoftuan bëhet fjalë për një sinjal të vërtetë i lënë nga një burrë dhe grua që mbetën të bllokuar në vitin 2013, shkruan Syri.net. Ata thanë se u kontaktuan nga vëllai i personin që kishte humbur bashkë me të dashurën, e cila është tashmë bashkëshortja e tij.
Xhon, tha se vëllai i tij, Roberti, ishte në bordin e një jahti bashkë me të dashurën, por mbetën të bllokuar rreth 500 kilometra nga qyteti i Broomës në vitin 2013, pasi jahti u mbyt.
Ai u sulmua nga krokodilë dhe u përplas me shkëmbinj por ata arritën të shpëtonin dhe të dilnin të sigurt në breg, ku edhe u bllokuan për disa ditë rresht.
Çifti mësohet se hipi në një traget shpëtimi, i cili vuri re sinjalin.
Fotoja që i realizoi çoi në një kërkim te menjëhershëm nga policia, e cila duhej të arrinte zonën nga ajri për shkak të terrenit të ashpër.